Home / Kryesore / Ministria e Shëndetësisë ruse ngre alarmin: Covid-19 i bën meshkujt infertilë

Ministria e Shëndetësisë ruse ngre alarmin: Covid-19 i bën meshkujt infertilë

Infeksioni Covid-19 çon në një ulje drastike të cilësisë së spermës dhe mund t’i bëjë meshkujt infertilë.   Kjo është bërë e ditur nga Ministria Ruse e Shëndetësisë pasi  ka dalë në përfundmi  pas një studimi të grumbullimit të të dhënave nga stafet mjekësore.

“Sot, problemet e infertilitetit, veçanërisht infertilitetit mashkullor, të shoqëruar me Covid-19 po zbulojnë veten në një shkallë më të rëndë,” u tha Elena Uvarova, gjinekologe kryesore e Ministrisë së Shëndetësisë për në një konferencë për shtyp në Moskë.

Informacioni i mbledhur nga mjekët rusë ka treguar një “38 përqind ulje të cilësisë së spermës” tek burrat që shëroheshin nga koronavirusi. Ishte një zbulim shqetësues, pasi cilësia e përgjithshme e spermës tek burrat rusë tashmë nuk ishte e përsosur.

Studiuesit kanë debatuar për ndikimin e mundshëm të Covid-19 në pjellorinë e mashkullit që nga fillimi i pandemisë në Kinë, në dhjetor. Disa studime kanë zbuluar se virusi prek sistemin riprodhues të mashkullit, ndërsa të tjerët nuk zbuluan anomali.

Një studim kino-amerikan në fillim të qershorit paralajmëroi se koronavirusi mund t’i dëmtojë testikujt pa i infektuar. Virusi sulmon dhe zgjeron qelizat prodhuese të spermës, në një masë të tillë që preket prodhimi i spermës.

Burimi:RT

Check Also

Covid-19 shënon një tjetër viktimë në Shqipëri, ndërron jetë prifti

Ditën e djeshme janë shënuar 7 viktima nga COVID-19. Virusi mësohet se i ka marrë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + 17 =