Home / Aktualitet / Ministri i Brendshëm Lleshaj urdhër SHÇB-së për goditje krerësh të papreferuar

Ministri i Brendshëm Lleshaj urdhër SHÇB-së për goditje krerësh të papreferuar

Arbër DALMATI-

Në Policinë e Shtetit ka nisur një “gjueti shtrigash” me urdhër të brendshëm të vetë ministrit Sandër Lleshaj . Shërbimi i Çështjeve të Brendshme (SHÇBA) me urdhër të Lleshajt, ka ndërmarrë  ditët e fundit një numër të konsiderueshëm procedimesh ndaj krerëve të policisë në drejtori qarqesh dhe ndaj shefave të komisariateve. Pre e këtij urdhri verbal janë  drejtorët e qarqeve që nuk janë nën juridiksionin preferencial të ministrit Lleshaj si drejtori i Gjirokastrës, , Shkodrës, Vlorës. Ndërkaq nga burimet e shtypi.net mësohet se ndaj shefave të komisariateve 1, 2, 4, 5 dhe 6 në Tiranë, kanë nisur procedime nga SHÇB-ja.

Burime nga prokuroritë e rretheve  Tiranë, Vlorë dhe Shkodër, sqarojnë se materialet e përcjella nga SHÇB pranë tyre, në bindje ndaj urdhrit ministror, janë shpesh qesharake , jo serioze dhe me mungesa argumentimi juridik. Arsyeja faktike e referimeve dhe pretendimi për shkelje nuk formon shkelje e aq më tepër shpërdorim detyre siç rëndom pretendohet. Referimet për procedime penale të ardhura nga ky organ janë  ndoshta më të shumtët në numër se periudha e mëpërshme  prej një viti të shkuar.

Kjo ndarje sipas preferencave të ministrit Lleshaj, ka krijuar  një kategori të privilegjuar dhe të njohur e vlerësuar për sjellje servile si drejtues të policisë në qarqet e preferencës së ministrit si drejtori i Tiranës, Lezhës, Dibrës, Korçës etj. Madje në kuadër të këtyre preferencave këto drejtori kanë shumëfishuar sjelljen dhe propagandën  ndaj punës për ngjarje të cilat në jo pak raste rezultojnë pa brendi dhe peshë në luftën kundër kriminalitetit. Gjatë kësaj jave Drejtori I Përgjithshëm I Policisë së Shtetit Ardi Veliu në një takim me krerët e qarqeve në një mbledhje të tensionuar  dhe me nervozizëm ka përcjelë vërrejtje për punën dhe rezultatet e strukturave të rendit, krimit dhe  dhe ato operacionale.

Check Also

Përkeqësohet bilanci/ 35 viktima dhe mbi 800 të lënduar nga tërmeti në Izmir

Numri i viktimave të tërmetit në Izmir të Turqisë ka shkuar në 35. Ministri i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + six =