Home / Aktualitet / Ministrat e jashtëm të BE mirëpresin lideren e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya

Ministrat e jashtëm të BE mirëpresin lideren e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya

Ministrat e jashtëm evropianë mirëpritën në një takim udhëheqësen e opozitës së Bjellorusisë Svetlana Tikhanovskaya të hënën në Bruksel, ndërsa po përgatisin sanksionet e BE për të mbështetur betejën e saj kundër regjimit të Minskut.
Ish-republika Sovjetike është tronditur nga demonstrata të papara kundër Presidentit Alexandër Lukashenko, pas zgjedhjeve të fituara prej tij në 9 Gusht, të cilët pretendohen se janë manipuluar prej tij. Kjo solli prosta të forta në Bjellorusi dhe Lukashenko ka përdorur forcë dhe dhunë për ti shypur ato. “Ajo na dha informacion mbi ngjarjet në Bjellorusi,” u tha gazetarëve shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell, pas një takimi në mëngjes me Tikhanovskaya dhe ministrat. “Ne jemi vërtet të impresionuar nga guximi dhe këmbëngulja e popullit rus, veçanërisht gratë bjelloruse që tregojnë një ndjenjë të vërtetë udhëheqjeje.
Më lejoni të theksoj se ne do të mbështesim një dialog kombëtar gjithëpërfshirës mbi të drejtat e popullit Bjellorus për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Borrell, duke përsëritur se Brukseli nuk e njeh Lukashenko si president legjitim të Bjellorusisë.
BE dhe fuqitë e tjera perëndimore kanë refuzuar rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se sondazhi nuk ishte i lirë dhe i drejtë dhe Brukseli do të godasë anëtarët e regjimit të Lukashenkos me ngrirjen e aseteve dhe ndalimet e udhëtimit. “Ne duhet të konkludojmë se asgjë nuk është përmirësuar në javët e fundit. Dhuna që Lukashenko ka përdorur kundër demonstruesve paqësorë është krejtësisht e papranueshme,” tha Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas. “Ne duhet të adresojmë gjithashtu pyetjen nëse Z. Lukashenko, i cili është përgjegjësi kryesor, a nuk duhet gjithashtu të sanksionohet nga Bashkimi Evropian?,” tha ai.

Check Also

Shifrat e fundit/ Shënohen mbi 280 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se kanë humbur jetën 3 persona nga Covid në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 4 =