Home / Opinion / Ministër i papërfolur…

Ministër i papërfolur…

Nga- ESIONA KONOMI

Qofshin partneret mëkati i vetëm i ministrave…. Por deri më tani (pra nga 2013) Bledi Çuçin nuk kam parë ta përflasë, kritikojë apo akuzojë dikush për diçka tjetër veç jetës së tij tërësisht private. Ai ka drejtuar reformën territoriale dhe një pjesë të reformës zgjedhore pa krijuar asnjë tension në tryezat më të nxehta të politikës. Ka reflektuar gjithmonë një qytetari të lartë të pangjashme me kolegët e partisë së tij apo të kundërshtarëve. Ka pasur gjithnjë një aftësi për të menaxhuar e shuar konflikte. Nëse duhej një negociatë reale, Bylykbashi ulej me Çuçin. As mua ( si shumëkujt) nuk i kishte shkuar në mendje se ai mund të ishte ministri i ri i brendshëm. Ama plotëson disa kushte themelore në kontekstin kur merr detyrën. Kishim një ministër të akuzuar për përfshirje në trafik narkotikësh, një tjetër më pas më vëlla trafikant të fshehur nga drejtësia, më pas një ushtarak agresiv që pëlqente më shumë gazin lotsjellës sesa komunikimin. Ky imazh duhej korrigjuar apo jo? Çuçi duket pikërisht formati i duhur. I gjithëpranuar, edhe nga kundërshtarët politikë para zgjedhjeve. Kishim një rrezik mos-dekretimi nga Presidenti? Nuk e kemi më, sepse emri i tij është firmosur nga Meta edhe më herët. A e kënaq partinë ky emër pas ministrit teknik? Duket se po, për sa kohë është drejtues politik dhe deputet i qarkut Gjirokastër.

Check Also

Paradoksi, “një populli deputet”

Nga Afrim KRASNIQI- Gjatë muajve të verës PD në opozitë nisi një proces propozimesh për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × two =