Home / Aktualitet / “Mimoza Llastica” ndihmon shqiptarët, ja dhuratat që jep për të luftuar pandeminë

“Mimoza Llastica” ndihmon shqiptarët, ja dhuratat që jep për të luftuar pandeminë

Zhaklina Dhimojani Blättler, e njohur për të gjithë si ‘Mimoza Llastica’ ka treguar një tjetër akt bujarie dhe solidariteti për shqiptarët.

Pas dhurimit të respiratorëve për spitalin “Shefqet Ndroqi” në shtator të këtij viti, së bahsku me bashkëshortin e saj, Stefan Blättler, Drejtor i policisë së Kantonit të Bernës, ata kanë dhuruar këtë të enjte 40 shtretër spitalor, gjashtë furgona, disa për policinë e shtetit dhe mjete të ndihmës së shpejtë për spitale, dy zjarrfikëse dhe materiale të tjera ndihmë.

Lajmin e ka bërë publik ambasada shqiptare në Bern , nëprmjet një postimi në faqen zyrtare. “Çaste nga momenti kur kryhej ngarkesa e donacioneve, ku ishte i pranishëm dhe Këshilltari i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, z.Valon Gashi.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër i shpreh falënderimet dhe mirënjohjen e saj Familjes Blättler, që gjatë këtyre viteve nuk kanë reshtur së ndihmuari institucione të ndryshme shqiptare dhe njëkohësisht vijojnë të kontribuojnë në promovimin e artit e kulturës shqiptare”, shkruan mes të tjerash Ambasada.

E larguar nga Shqipëria në vitet 90-të, Zhaklina Dhimojani Blättler, nuk e ka harruar asnjëherë vendin e saj të lindjes. Aktorja e njohur për publikun shqiptar, ka treguar gjithmonë interes të madh për vendin në të cilin u rrit dhe shpalosi talentin e saj si aktore e filmave shqiptar.

Check Also

Interpretoj “Nënën Shqiptare”/ Ndahet nga jeta artistja greke

Nga Miho GJINI- Sot, u largua nga jeta në Athinë Artistia e madhe Greke, antare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − three =