Home / Aktualitet / Mihajloviç: Nuk e refuzova Juven! S’pata asnjëherë ofertë

Mihajloviç: Nuk e refuzova Juven! S’pata asnjëherë ofertë

Sinisha Mihajloviç ka përgënjeshtruar të gjitha lajmet se ke refuzuar ofertën e Juventusit për të drejtuar këtë ekip si trajner pas largimit të Pirlos.

Në një intervistë për Gazzetta Dello Sport, ish-lojtari i Interit la të kuptohej se nuk ka pasur një ofertë të tillë, madje nëse do të kishte pasur deklaron se do ta kishte diskutuar dhe pranuar nëse do t’i plotësoheshin kushtet.

“Unë nuk jam hipokrit. Do ta kisha dëgjuar ofertë dhe pranuar gjithashtu. Nëse ndonjë trajner tjetër do të thoshe të kundërtën, ai po tall by**ën me ju”, tha Mihajloviç.

Trajneri serb i Bolonjës thotë gjithsesi se aktualisht është i përqëndruar te puna në drejtimin e kësaj skuadra, që e sheh si shtëpinë e tij.

“Nuk do të jetë kurrë një plan B në kokën time”, thotë ai.

Mihajloviç jep përshtypjet e tij për lëvizjet e trajnerëve në Torino dhe beson se Allegri do t’i japë stabilitet skuadrës.

“Pas përpjekjes për të ndryshuar ADN me Sarri-n dhe zgjedhjes së një trajneri të ri si Pirlo, klubi është rikthyer në hapat e saj. Allegri është i sigurt dhe me të Juve do të jetë përsëri në garë për kampionat”, thotë serbi.

Check Also

Kina nuk pyet për COVID, nis “festivali i mishit të qenit” (FOTO)

Ka nisur në qytetin Yulin në Kinë të mbahet një prej festivaleve më të neveritshme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × four =