Home / Bota / Michelle Obama kundër Trump: Je presidenti i gabuar për SHBA

Michelle Obama kundër Trump: Je presidenti i gabuar për SHBA

Ish-zonja e parë e SHBA Michelle Obama, ka nisur një sulm të ashpër ndaj Presidentit amerikan Donald Trump.

Gjatë një bashkëbisedimi online me konvetën e demokratëve, Obama tha se Trump është presidenti i gabuar për vendin.

Sipas saj, Trump ka dështuar me mënyrën si iu përgjigj krizës ekonomike e sociale, si dhe pandemisë së koronavirusit dhe nga ana tjetër u ka kthyer krahët aleancave ndërkombëtare të krijuara nga administratat e mëparshme amerikane.

”Donald Trump është presidenti i gabuar për vendin tonë. Ai ka pasur kohë mëse të mjaftueshme që të provojë se mund ta bëjë punën, por është e qartë se kjo është përtej kapacitetit të tij. Ai nuk është në lartësinë e duhur për këtë moment. Ai thjesht nuk mundet të jetë personi për të cilin kemi nevojë”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Obama e vlerësoi kandidatin demokrat për president, Joe Biden si një udhëheqës të zotin për një “popull zemërgjerë, të fortë, të mirë”.

Check Also

Puna, dashuria…ja parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Demi Mund të keni energji të re në jetën tuaj të dashurisë. Martesa është një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 2 =