Home / Aktualitet / Meteorologia: Java tjetër sjell ulje temperaturash, priten përmbytje në disa zona

Meteorologia: Java tjetër sjell ulje temperaturash, priten përmbytje në disa zona

Muaji dhjetor do të na shoqërojë me reshje shiu si edhe temperatura të ulëta, sidomos në zonat malore ku temperaturat do të ulen nën 0 gradë celsius. Meteorologia Lajda Porja tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv se ditën e enjte do rriten temperaturat, por do ketë një përkeqësim të situatës së reshjeve, sidomos gjatë të premten gjatë natës dhe ditën e shtunë.

Porja parashikon edhe përmbytje në disa zona. Meteorologia thekson se temperaturat do të ulen duke filluar nga e marta e javës që vjen

“Ka një përmirësim situatës së reshjeve nëse i referohemi episodit të kaluar, ditën e enjte do kemi ndryshim të situatës, kemi rritje të temperaturave por përkeqësim të reshjeve të cilat do nisin që në orët e para ta paradites dhe do intensifikohen nga ora në orë.

Më problematike situata do jetë gjatë natës të premten dhe të shtunën, problem do jenë zonat në veri, veri-perëndimi. Toka është e tejngopur me lagështirë, pritet të ketë përmbytje në disa zona. Situatë e paqëndrueshme deri në fillimin e javës tjetër, pritet rikthimi i reshjeve të dëborës në Lindje. Parashikohet të jemi në këtë situatë deri të martën e javës tjetër.

Ky dhjetor do jetë i pasur me reshje. Të martën do kemi ato ditët e ftohta, që do ndjehen edhe për shkak të lagështirës në ajër. Ky dhjetor që nga data 1 deri në fund të tij parashikon të ketë temperaturat klasike të dimrit. Ky dhjetor ka regjistruar temperatura edhe më të ulëta se normalet”, tha Lajda Porja në Report Tv.

Check Also

Sot dita më e ftohtë e javës, sa do të zbresin temperaturat

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë një mot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + nineteen =