Home / Moti / Meteorologët japin informacionin e rëndësishëm, tregojnë si pritet të jetë moti në fundjavë

Meteorologët japin informacionin e rëndësishëm, tregojnë si pritet të jetë moti në fundjavë

Edhe nesër në tërë rajonin na pret mot mjaft i këndshëm pranveror me temperatura maksimale rreth 20 gradë Celsius.

Pasnesër (e shtunë) në Kosovë do të fillojnë të fryjnë erëra veriore dhe verilindore si rezultat i afrimit të frontit të ftohtë ajror nga veriu, por ky front nuk do të sjellë reshje atmosferike. Erërat do të jenë të fuqishme deri afër 50km/h në disa rajone. Erërat nuk do të zgjasin shumë. Reshjet atmosferike do të mungojnë për shkak të prezencës së fushave të fuqishme ajrore anticiklonike.

Fronti i ftohtë do të arrijë të dielën edhe në Shqipëri, por nuk do të ndikojë shumë në uljen e temperaturave atje.

Pra, në përgjithësi vazhdon mot i thatë, dy ditët e ardhshme mjaft i ngrohtë, të shtunën në Kosovë ulje graduale e temperaturave dhe erëra verilindore, ndërsa të dielën ulje të temperaturave në tërë rajonin. Acar të fortë nuk pritet të ketë dhe temperatura minimale pritet të ulet afërsisht deri në -3 gradë Celsius, në viset malore më së shumti deri në -5 gradë Celsius. Temperaturat maksimale do të jenë në vlera normale për fillim të marsit rreth 10 gradë Celsius në viset tona kontinentale./Meteoballkan

Check Also

Moti, 18 prill 2021

TIRANË, 18 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × four =