Home / Aktualitet / Meta vlerëson vëllezërit Frashëri me ‘Dekoratën e Flamurit Kombëtar’, ironizon qeverinë: Koha për të ecur në gjurmët e rilindasve të vërtetë

Meta vlerëson vëllezërit Frashëri me ‘Dekoratën e Flamurit Kombëtar’, ironizon qeverinë: Koha për të ecur në gjurmët e rilindasve të vërtetë

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka vlerësuar me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” tre vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri.

Meta shkruan se vëllezërit Frashëri janë ” Tre Pishtarë të Dijes dhe Atdhedashurisë, burra shteti me vizion dhe personalitet të jashtëzakonshëm që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe lartësimin e kombit shqiptar, me aktualitetin e veprës së tyre na udhëheqin edhe sot drejt integrimit europian”.

Ndërkohë presidenti nuk i ka kursyer thumbimet për qeverinë, duke shkruar se është koha që të ecim në gjurmët e rilindasve të vërtetë, për të rrëzuar çdo mur dhe për t’u çliruar nga çdo e keqe që synon të mbajë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Për kontributin e pazëvendësueshëm në zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe Rilindjes kulturore e letrare, në shërbim të mbrojtjes së territoreve shqiptare dhe luftës për Pavarësinë e Shqipërisë, pata sot nderin të vlerësoj në vendlindjen e tyre, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën në Republikë, vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri.

Tre Pishtarë të Dijes dhe Atdhedashurisë, burra shteti me vizion dhe personalitet të jashtëzakonshëm që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe lartësimin e kombit shqiptar, me aktualitetin e veprës së tyre na udhëheqin edhe sot drejt integrimit europian.

Është koha për të ecur në gjurmët e Rilindasve të vërtetë, për të rrëzuar çdo mur dhe për t’u çliruar nga çdo e keqe që synon të mbajë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Check Also

‘Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli’

I ftuar këtë të martë në emisionin “Historia ime” në TV Klan ishte Halil Sinani …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + nine =