Home / Aktualitet / Meta uron Joe Biden pas betimit si President i 46-të i ShBA-ve

Meta uron Joe Biden pas betimit si President i 46-të i ShBA-ve

Presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një postimi në facebook ka uruar Joe Biden pas betimit si President i 46-të i ShBA-ve.

Postimi i plotë i Metës: Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris.

Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.

Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale.

Check Also

Mutacionet e Covid-19 e bëjnë shqetësuese situatën në Greqi, rritet numri i të moshave të reja në spitale

Është shtuar ankthi nga koronavirusi në Greqi, pas numrit gjithnjë në rritje të të rinjve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 5 =