Home / Aktualitet / Meta tregon shkeljet e koncesionit të Rinasit

Meta tregon shkeljet e koncesionit të Rinasit

Presidenti i vendit Ilir Meta përmes një konference për media ka denoncuar atë që ai e quan paligjshmëria e nënshkrimit të marrëveshjes së qeverisë me koncesionarin e ‘Aeroportit të Rinasit’.

Meta u shpreh se marrëveshja u nënshkrua një ditë përpara se të paraqitej në Kuvend dhe u firmos në një noter në Kamëz nga ministrja e Infrastrukturës dhe ministrja e Financave.

Meta theksoi se marrëveshja u miratua me nxitim në mënyrë anti-ligjore dhe anti-kushtetuese, duke shkelur ligjin e konkurencës, përmes përzgjedhjes pa garë të fituesit dhe shtyrjen e afatit të përdorimit nga 6 në 13 vite.

“Ky ligj dhe marrëveshja shtesë koncesionare e “Aeroportit të Rinasit” është antikushtetuese, e miratuar me urgjencë nga parlementi ynë monopartiak.

Ky ligj është kthyer jo vetëm në përfitimin e pasurive publike. Ky ligj dhe shtesa për aeroprtin Nënë Tereza është anti-ligjore dhe e mbajtur e fshehtë nga qeveria. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Fshehja nga sytë e publikut e kësaj marrëveshje antiligjore. Po e bëj publike për rëndësinë që shfaq aeroporti për të gjithë qytetarët dhe për Sigurinë Kombëtare. Po ju tregoj ato pika ku nga nxitim nuk kanë arritur që t’i puthisin.

Projektligji përcjell Kuvendit ka bashkangjitur marrëveshjen që qeveria dhe koncensionari e kanë nënshkruar një ditë para. Qeverisë i është dashur një ditë për të analizuar këtë ligj. Është shumë e qartë që me çfarë urgjence ka vepruar Kuvendi dhe qeveria. Kjo marrëveshje zgjat me 13 vite afatin e aeroportit të Rinasit që duhet të përfundinte pas 6 vitesh. Qeveria pa asnjë lloj transparence i ka shtuar 13 vite pa pritur hapjen e një gare. Janë shkelur kriteret e konkurencës dhe në kundërshtim me vetë koncesionin e vitit 2014 është nënshkruar kjo kontratë koncensionare. Zgjatja e afatit të koncesionit nuk merr parasysh interesat e qytetarëve dhe interesin financiar të shtetit. Më absurdja është fakti se dy qeveritarë zgjedhin një noter në Kamëz dhe me siguri noterët e Tiranës kanë qenë të zënë atë ditë.

Më duhet të pyes edhe njëherë ministrin e Financave dhe atë të Infrastrukturë: Kur e keni zhvilluar procesin e negocimit me kompaninë koncensionare, kur e keni konsultuar këtë draft me ministrinë e linjës? Kur shkuat dhe e nënshkruat në Kamëz, ju e dini shumë mirë që të shkosh në Kamëz duhen të paktën 2 orë, më shejt vete në Vlorë. Kur e përgatitët dosjen ju brenda një ditë? Ministrat i janë shmangur procedurës por fshehja nuk mbulohet dot as sot as nesër. Shkelja vjen në Presidencë më 23 Shkurt, 8 ditë më pas, aman për një ditë u arrit marrëveshja. Pse 8 ditë për të ardhur në Presidencë, shkresa e miratuar në datën 15 Shkurt“, tha Meta,

Check Also

Paralajmërimi i mjekëve: Gratë që zgjohen natën kanë dy herë më shumë gjasa të…

Gratë që mundohen shumë që të mbajnë një gjumë të pandërprerë gjatë gjithë natës kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + seven =