Home / Aktualitet / Meta thumbon Vuçiçin: Kosova shtet i pavarur, të ka ngelur ora para 20 vitesh

Meta thumbon Vuçiçin: Kosova shtet i pavarur, të ka ngelur ora para 20 vitesh

Pas dekartatës së bujshme të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për një konflikt të mundshëm me shtetin e Kosovës , Presidenti Ilir Meta  në një dalje për media ka dhënë një koment.

Kreu i Shtetit theksoi se ka një përgjigje prej 20 vitesh nga drejtësia ndërkombëtare. Për këtë arsye të gjithë duhet të mësohen me faktin se Kosova është një shtet i pavarur, jo vetëm në Serbi por edhe më gjerë.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë përgjigjen prej kohësh, çdo pretendimi të ngritur nga ata që ju ka ngelur ora para 20 vitesh. Të gjithë duhet të mësohen të jetojnë me Kosovën si shtet i pavarur, jo vetëm në Serbi e vende të tjera, por edhe në Shqipëri, për ata që nuk e kanë të qartë”, tha Meta

Check Also

Banori zhvesh Ramën dhe ministrin me çorape të kuqe

Kryeministri Edi Rama, ka qenë ditën e sotme në fshatin Gjepalaj të Shijakut, ku ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − twelve =