Presidenti i vendit Ilir Meta ka shkuar paraditen e djeshme në një vizitë në familjen e të riut Klodian Rasha, i cili u vra nga një punonjës i Policisë së Shtetit. Mësohet se Meta është pritur nga pindërit e të riut që humbi jetën, ndërsa mësohet se është shprehur se nuk ka shkuar më parë për të shmangur politizimin e çështjes.
“Nuk kam ardhur më parë se s’kam dashur ta politizoj”, ka thënë Meta.
Meta kishte preferuar që të mos shkonte në banesën e familjes Rasha në ditët pas ngjarjes, në ndryshim nga kryeministri Rama i cili shkoi disa herë për vizitë, nga kreu i PD-së Lulzim Basha apo dhe nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Mëta shoqërohej në vizitë gjatë ditës së djeshme nga këshilltarët e tij, ndërkohë që familja Rasha tashmë duket se ësht në pritje të vendimit të Gjykatës për efektivin e Shqiponjave Nevaldo Hajdëraj, i cili qëlloi mbi djalin e tyre.
Klodian Rasha u vra nga një punonjës i Policisë së Shtetit, teksa kishte dalë nga banesa e tij për të blerë cigare, duke thyer orën policore të vendosur nga qeveria, që sipas saj shërben për parandalimin e përhapjes së Covid 19.
Fillimisht mbi të riun, policia tentoi që të hidhte baltë duke thënë se ishte një person i rrezikshëm dhe me precedentë penalë, por pas hetimeve rezultoi se në momentin kur është qëlluar Rasha nuk ka pasur armë, dhe nuk ka rrezikuar jetën e efektivit.
Në ditët pas vrasjes, në Shqipëri u bënë disa protesta, disa prej tyre dhe me elementë të dhunshëm, ndërsa familja e 25-vjeçarit kërkoi vetëm drejtësi për vrasësin.
(E.K/Faxweb.al)