Home / Aktualitet / Meta: Përfundoi votimi, por procesi i ankimimit nuk ka nisur akoma

Meta: Përfundoi votimi, por procesi i ankimimit nuk ka nisur akoma

Presidenti Meta ka mbajtur një konferencë për mediat për t’u shprehu në lidhje me situatën aktuale politike dhe mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave si për kandidtët ashtu edhe për partitë politike.

Meta bëri thirrje ndaj partive politike që mos të merren me analizën e zgjedhjeve por të fokusohen deri në fund të përfundimit të procesit dhe shpalljes së rezultateve përfundimtare në të gjithë vendin.

“U bëj thirrje të gjithë forcave politike të mos merren me analiza të zgjedhjeve por ti shërbejnë mbarëvajtjes së procesit në respekt të çdo vote që kanë hedhur qytetarët në kutitë e votimit.

Asgjë nuk na nxiton, institucionet e reja formohen në shtator, s’ka nevojë njeri të bërtasë hap kutitë, se tashmë i kanë me kod, aty i kanë çdo gjë. Të lënë cdo gjë, dhe të bëhet një hetim i fletëve të pavlefshme, sepse një qytetar që nuk shkon të votojë ka bërë zgjedhjen e tij , nuk ka të drejtë ti kërkojë llogari Meta.

Mos u ç’orinetoni nga zgjedhjet, rezultati vazhdon dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë vetëm paraprak, për arsye se procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende, por procesi i kontestimeve nuk ka nisur akoma. Prandaj në radhë të parë falenderoj qytetarët e Shqipërisë, që iu përgjigjën thirrjes së presidentit, për të marrë pjesë masiv në këto zgjedhje.

Ju e dini mohimin e paprecedentë që iu bë emigrantëve për të votuar, mohimin e të gjithë qytetarëve të prekur nga Covid, por po kështu dhe arsye të tjera. Pra në këto votime kanë marrë pjesë 1.6 milionë njerëz, 74% e popullsisë që ka qenë rezidente dhe ka të drejtë vote.

Në këto zgjedhje kemi një numër të paprecedentë të fletëve të votimit të pavlefshme, kushdo ka të drejtë që të dyshojë, duhet të mos prekey më asnjë kuti votimi, asnjë fletë, është shumë e lehtë për të parë dhe për të bërë ekspertizën, nëse kryqet në fletë janë bërë nga një dorë apo nga dy duar’.

 

I pyetur në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama i cili tha se populli shqiptar ka dënuar me votë Ilir Metën dhe se këtë vendim do e ekzekutojë dhe në parlament, presidenti iu përgjigj:

“Asnjë përgjigje për shashkat për të cilat duan të largojnë vëmendjen tuaj për 83 mijë votat e pavlefshme sepse nuk ka statistikë në botë që të justifikojë këtë pavlefshmëri rekord, ndërkohë që e dini që diferenca do të ishte e ngushtë. Mund të lëvizin shumë mandate. Po po të ishte kështu, Meta kishte ikur në 100 herë, por unë mbaj fjalën. Mbani vëmendjen te kjo gjë, 83 mijë fletë të pavlefshme. Ilir Meta nuk ka kandiduar në këto zgjedhje dhe as nuk ka sugjeruar asnjë parti. Tani mos e mbani mendjen te dorëheqjet dhe largimet”

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − ten =