Home / Aktualitet / Meta: Një grup kriminal hakoi numrin tim, hetim ndërkombëtar

Meta: Një grup kriminal hakoi numrin tim, hetim ndërkombëtar

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka sqaruar se një grup kriminal ka dërguar mesazhe kërcënuese në emrin e tij.  Ai tha se i ka dërguar një letër kompanisë celulare për këtë problem.

“Së pari, dua ti kërkoj ndjesë të gjithë qytetarëve, të cilëve një grup i strukturuar kriminal u ka dërguar mesazhe fyese, gjoja në emër të Presidentit të Republikës, kryesisht gjatë ditës së djeshme, por ndoshta dhe më parë, ndoshta dhe në vazhdim, të cilët janë konfirmuar nga disa personalitete publike, por edhe nga të njohur të Presidentit. Lidhur me këtë skandal, ku një grup kriminal keqpërdor të dhënat personale të presidentit, sot i kam dërguar kompanisë celulare një kërkesë teknike dhe presim përgjigjen e saj. Shumë shpejt do të nisim procedurat ligjore të hetimit vendas e ndërkombëtar”, tha Meta.

Më tej gjatë konferencës kreu i shtetit foli edhe për procesin zgjedhor për të cilin tha se rezultatet janë paraprake.

“Mos u çorientoni, zgjedhjet nuk kanë përfunduar, dita e votimeve po, administrimi vazhdon, rezultati vazhdon dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë një rezultat vetëm paraprak, për arsye sepse procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende, por ajo që është më e rëndësishme është se procesi i ankimimit nuk ka nisur akoma”, u shpreh ai.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × five =