Presidenti Ilir Meta thotë se mbi 50.000 qytetarë kanë humbur vendet e punës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se papunësia nga 11.2%, u rrit në 11.9%, deri në 3-mujorin e dytë të vitit 2020.
Ndër të tjera Kreu i Shtetit shpehet se buxheti i 2021 nuk ka objektiv mbrojtjen e vendeve të punës dhe rritrjen e punësimit.
“Mbi 50,000 qytetarë HUMBËN vendet e punës dhe PAPUNËSIA nga 11.2%, U RRIT në 11.9%, deri në 3-mujorin e dytë të vitit 2020.
Buxheti 2021 NUK KA objektiv MBROJTJEN e VENDEVE TË PUNËS dhe RRITJEN E PUNËSIMI,´shkruan Meta në postimin e tij.