Home / Aktualitet / Meta konferencë të përbashkët me Vjosa Osmanin

Meta konferencë të përbashkët me Vjosa Osmanin

Presidenti i vendit Ilir Meta gjatë një konference për mediat së bashku me homologen e tij presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, deklaroi se Shqipëria është e bindur në legjitimitetin e Kosovës, duke theksuar se sa më parë të jetë anëtare e Europës, i shërben rajonit.

Po ashtu Meta tha se së bashku me Osmanin vlerësuan mundësitë që e bëjnë edhe më konkret bashkëpunimin mes dy vendeve, veçanërisht mobilizimit të partneritetit strategjik, që të jemi një shembull sa i takon standardeve të demokracisë dhe përparimit të integrimit Europian.

“Vullnetin për të forcuar bashkëpunimin për çështjet me jetike për vende, qytetarët, por edhe në rrafshin rajonal dhe më gjerë. Vlerësuam mundësitë që e bëjnë edhe më konkret bashkëpunimin mes dy vendeve veçanërisht mobilizimit të partneritetit strategjik që të jemi një shembull sa i takon standardeve të demokracisë dhe përparimit të integrimit Europian.

Jemi të bindur në legjitimitetin e plotë kombëtar të Kosovës, por edhe për faktin se Kosova sa më parë të jetë anëtare e Europës i shërben rajonit dhe vendeve tona”, tha Meta.

Check Also

Anëtari i Organit Kolegjial në AIDSSh, kandidat për deputet. A do ta respektojë ligjin?

Nga Gentiana Mara SULA- Z. Marenglen Kasmi ka informuar sot zyrtarisht qe eshte perzgjedhur per …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + 13 =