Home / Aktualitet / Meta i përgjigjet ashpër Ramës

Meta i përgjigjet ashpër Ramës

Presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një postimi në facebook, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama dhe retorikës së tij nga Njësia numër 5, ku i kërkoi kreut të shtetit të dëgjonte thirrjen e të bijës që të mos pinte më dhe të kthehej në shtëpi. Meta në përgjigjen e tij shprehet se ai do të iki në shtëpi atëherë kur Rama të mbyllet në psikiatri.

Në reagim presidenti nuk lë pa përmendur dhe ngjarjen e Kavajës ku personat që ngritën armën mbi opozitën janë persona të lidhur ngushtësisht me kryetarin e Bashkisë. Në faktim të kësaj Meta i bashkangjiti reagimit të tij një foto ku shihen personat e përfshirë në krimin e djeshëm teksa drekojnë me Redjan Kralin.

Postimi i plotë: Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt?

Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë?

Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?

Bablok, shqiptarët e dine shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Me qetësi dhe vendosmëri do e marrësh përgjigjen më 25 Prill nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe europianë. Dhe në radhë të parë nga socialistët, që u shkatërrove çdo vlerë pozitive dhe njerëzore.

Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri!

Shqipëria e shqiptarëve! Shqipëria në Bashkimin Europian!

Pas 25 Prillit kjo rrugë nuk ndalet më asnjë sekondë!

Check Also

Ministria publikon shifrat e COVID: Ja sa viktima dhe të infektuar u shënuan gjatë 24 orëve

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,596 testime, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × one =