Home / Aktualitet / Meta i përgjigjet ashpër Ramës për aeroportin: Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap përgjigjen sot në…

Meta i përgjigjet ashpër Ramës për aeroportin: Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap përgjigjen sot në…

Mbyllja e aeroportit të Rinasit si pasojë e grevës së kontrollorëve ajrorë ka ndezur debatin politik në vend. Presidenti i vendit Ilir Meta i është përgjigjur me një gjuhë ironike akuzave të kryeministrit Rama se ai është organizatori i grevës së punonjësve së Albcontrol.

Meta shprehet se përgjigjen qeverisë së 1 Prillit do t’ia japë pasditen e sotme në një konferencë nga aeroporti i Vlorës, ku ftohet të jetë i pranishëm dhe ‘Tërmeti’, duke iu referuar Damian Gjiknurit.

Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare.
Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë.
Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm“, shkruan Meta në facebook.

Check Also

Rama sulmon Metën nga Durrësi: O lëre rakinë o do të ta nxjerrin me zorë

Rama: Sot një deputet i Ilir dhe Monikës u kap me presh në duar. U kap …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 4 =