Home / Aktualitet / Meta i kthen Kuvendit ligjin për “Policinë e Shtetit”: Shkel parime e ndarjes dhe balancimit të pushteteve

Meta i kthen Kuvendit ligjin për “Policinë e Shtetit”: Shkel parime e ndarjes dhe balancimit të pushteteve

Presidenti Ilir Meta nuk ka pranuar të dekretojë ligjin për policinë e shtetit dhe ka vendosur ta rikthejë në Kuvend.

Në vendimin e tij Meta argumenton, se se ndryshimet ligjore mund të sjellin kapjen e Policisë së Shtetit dhe përdorimin e saj për survejimin e kundërshtarëve politikë në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Dekreti:

“Kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit nr. 133/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014 ‘Për Policinë e Shtetit’, të ndryshuar”, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti”

Pjesë nga argumentimi për kthimin e ligjit:

Shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, duke cenuar pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, që lidhen me garancitë për ruajtjen e privatësisë;

Rrezikon ta kthejë Policinë e Shtetit në një organ që gjurmon qytetarët jashtë një procesi penal dhe kontrollit të organeve të drejtësisë, dhe ta vërë nën presionin qeveritar gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor, nën urdhrat e vullnetit politik, duke cenuar edhe pavarësinë operacionale të saj;

Shkakton trajtim të pabarabartë dhe pasiguri për vendin e punës, për punonjësit e Policisë së Shtetit, duke sanksionuar lëvizjen e tyre në pozicione të tjera, edhe pa miratim paraprak, me pasojë humbjen e përftimeve që kanë prej statusit të veçantë për shkak të detyrës”, thuhen ndër të tjera në argumentimin e Presidentit Meta.

Shpërndaje:

Check Also

Dardhë/ Reshjet e dëndura të dëborës bllokojnë aksin drejt fshatit turistik

Aksi nacional drejt fshatit turistik të Dardhës është bllokuar pasditen e sotme si pasojë e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 5 =