Home / Aktualitet / Meta flet për propozimin e Ramës për ministrin e Brendshëm

Meta flet për propozimin e Ramës për ministrin e Brendshëm

Presidenti Ilir Meta ka folur për propozimin e kryeministrit Edi Rama që Bledi Cuci të emërohet në postin e Ministrit të Brendshëm. Në konferencën për mediat që po zhvillon me homologen e Kosovës, Vjosa Osmani, Meta tha:

“Nuk do doja të përgjigjesha por po e bëj në respekt të pyetjes tuaj. Si president do të më duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigja do të jetë më e shpejta e mundshme sa i takon kohës”.

Milva Ekonomi do të marrë postin e ministres së Bujqësisë nëse ministri aktual Bledi Çuçi do të emërohet në ministrinë e Brendshme.

Këto ndryshime në kabinetin Rama vijnë si pasojë e dorëheqjes së ministrit të Brenshëm Sandër Lleshaj, pas vrásjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia dhe nisjes së një vale të madhe protestash në mbarë vendin.

Check Also

Kancelarja Merkel tregon datën e saktë, ja kur pritet të përfundojë procesi i vaksinimit

Procesi i vaksinimit në Gjermani do të përfundojë deri në 21 Shtator, la të kuptohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × four =