Home / Aktualitet / Meta dekreton ligjin për ‘Kryqin e Kuq Shqiptar’

Meta dekreton ligjin për ‘Kryqin e Kuq Shqiptar’

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ligjin për Kryqin e Kuq Shqiptar. Në njoftimin e Presidencës thuhet se ndryshimet e bëra në ligjin ekzistuese janë të nevojshme për t’u përshtatur me standartet e kohës.

Me ndryshimet e bëra pjesë e KKSH është pjesë përbërëse e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës:

26 shkurt 2021

Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 17/2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7864, datë 29.9.1994 “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”.

Qëllimi i këtij ligji është kryerja e disa ndryshimeve në ligjin nr. 7864, datë 29.9.1994 “Për Kryqin e Kuq Shqiptar” dhe përshtatja e nevojshme e disa ndryshimeve, për ta sjellë atë në standardet e kohës, duke pasqyruar dhe realitetin e shoqatës në vend, bazuar në parimet themelore të organizatës se Kryqit të Kuq Shqiptar.

Tashmë ligji për Kryqin e Kuq Shqiptar, ka të reflektuar edhe faktin se, KKSH, është pjesë përbërëse e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, pjesë të së cilës janë dhe 192 shoqatat e Kryqit të Kuq, Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kristalit të kuq, si dhe 7 Parimet Themelore ku mbështet veprimtarinë e saj kjo Lëvizje: Humanizmi, Pavarësia, Paanësia, Neutraliteti, Vullnetarizmi, Uniteti dhe Universaliteti, të miratuara në Konferencën Ndërkombëtare të Kryqit te Kuq në vitin 1986 në Gjenevë.

Check Also

Islamofobia! Studentja muslimane sulmohet me acid në SHBA

Në SHBA është aktualizuar një debat mbi urrejtjen islamofobike pasi një studente muslimane me origjinë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 10 =