Home / Koment / “Mësuesit janë elita e një kombi”/Mimi Kodheli vjen me një tjetër deklaratë “pikante”, reagon zv.presidenti i SPASH: Nuk i fyen dot në sytë e komunitetit kur shërbejnë!

“Mësuesit janë elita e një kombi”/Mimi Kodheli vjen me një tjetër deklaratë “pikante”, reagon zv.presidenti i SPASH: Nuk i fyen dot në sytë e komunitetit kur shërbejnë!

Deputetja Mimi Kodheli solli shumë reagime , pasi tha se “mësueset sot e kanë mendjen tek buzëkuqi dhe minifundet”, pas bërjes publike të rastit të abuzimit të një 15 vjeçareje nga roja i shkollës.

Ajo dje bëri një tjetër deklaratë për mësuesit. Me një status në Facebook, ku përmend edhe mësuesit e saj, Kodheli thotë se askush nuk duhet të shqetësohet nga etiketimet e përgjithësuara, nëse nuk e gjen veten aty.

E pas kësaj deklarate nuk ka munguar sërish reagimi i fortë i zv.presidenti i SPASH, z.Arian Peraj.

Postimi i plotë:

E dashur Mimi, andej nga malet e veriut ku kam punuar ca vite si mësues, pata dëgjuar një shprehje që vendasit e përdornin shpesh :
” Filanin e dinim me kohë se dreqi donte me e hangër, por se e donte edhe të pjekun, ket nuk e dinim…”
Kjo shprehje m’u kujtua teksa po lexoja reagimin tuaj të dytë në mbrojtje të marrëzisë së parë, të para pak ditëve.
Listimi i mësuesve të nderuar që ju kanë dhënë mësim ju, nuk vihet në dyshim nga askush se mund të jenë personalitete të shkollës shqipe. Normalisht që ata kanë qënë nga më të mirët sepse rregjimi i asaj kohe i mblidhte më të mirët për të mësuar pjellën e vet.
I duheshin për të përgatitur përçuesit e së ardhmes së rregjimit.
Jam shumë i bindur se pothuajse të gjithë ata emra të nderuar që ju listoni e kanë vuajtur sistemin që ju përkëdhelte ju dhe të tjerëve si ju,njësoj si pjesa më e madhe e shqiptarëve të asaj kohe.
Dhe vërtet,ato besoj do kenë qenë mësuese të nderuara dhe të përkushtuara, të vuajtura dhe të frikësuara gjatë gjithë kohës, kur kanë patur nxënëse të “ishbllokut” apo me prindër të “elitës politike, ushtarake,apo shtetërore të diktaturës.
Si ato mësuese, Shqipërisë nuk i kanë munguar deri në skajet më të largëta të atdheut, më shumë nga përkushtimi dhe shpeshherë edhe nga terrori dhe frika e mbijetesës.
Në atë varfëri të skëterrshme,
“të urtave gjer në dhëmbje ,
të thjeshtave gjer në madhështi” u ka munguar grimi, veshja e përshtatshme femërore, brishtësia femërore dhe intelektuale,shpeshherë edhe mundësia për të siguruar të ardhmen bashkëshortore,pasi rregjimi i degdiste me vite larg shtëpisë të tyre, sepse ca “të përkëdhelurave” të partisë duhej t’u sigurohej qyteti dhe kryeqyteti për t’u katapultuar në pushtetin e kohës si besnike të partisë.
Dhe kjo besnikëri kriminale, fatkeqësisht po vazhdon edhe pas “zhdukjes” së diktatures .
E nderuar Mimi, mësueset, doni apo nuk doni ju, janë elita e një kombi dhe asnjë anatemim absurd në “formë”,( pasi fatkeqësisht, Ju nuk keni tashmë aftësi dhe kulturë t’i vlerësoni ato në përmbajtje ) nuk i fyen ato në sytë e nxënësve dhe të komunitetit ku ato shërbejnë.
Znj Mimi,e shikoj se jeni “pjekur”; ndaj, kolegeve mësuese u kërkoj t’ju injorojnë dhe të mos harxhojnë energji me ata që janë mosmirënjohës për punën tuaj dhe që për 7 vjet në qeverisje vetëm ju kanë denigruar dhe fyer në mënyrë ciklike.
Koha dhe e ardhmja janë tonat, turpi dhe mosmirënjohja janë ushqim i “dreqit”.

M.C

Check Also

Ngjarje horror/ Abuzoi seksualisht me 7 vjeçarin për 52 ditë, dalin pamjet e vendit ku mbahej i riu i izoluar nga pedofili

Pamje të tmerrshme janë publikuar nga Policia speciale ruse. Ambientet të cilat tashmë kanë bërë …

One comment

  1. LEXO Dëshminë time se si e mora huanë time nga një kredi e vërtetë dhe e vërtetë
    KOMPANIA QE QUAJ JOSE LUIS, JAM SHUM V E LUMT SOT DHE ZOT
    bekoj JOSE LUIS

    Unë quhem shpresa
    Unë jam nga Rrethi i Mitrovicës në kovoso
    , Unë kam qenë duke kërkuar për një kompani kredie origjinale për 5 muajt e fundit dhe gjithçka që mora ishte një bandë mashtrimesh që më bënë t’u besoja atyre dhe në fund të ditës, ata më morën paratë pa dhënë asgjë në këmbim, të gjitha shpresat e mia isha i humbur, u hutova dhe u zhgënjeva, e kam shumë të vështirë të ushqej familjen time, nuk desha kurrë të kisha ndonjë lidhje me kompanitë e huasë në internet, kështu që shkova të marr hua disa para nga një
    mik, i thashë asaj gjithçka që ndodhi dhe ajo tha se mund të më ndihmojë, se ajo njeh një kompani kredie që mund të më ndihmojë me çdo shumë të kredisë që më duhet me një normë interesi shumë të ulët prej 2%, se ajo sapo mori një kredi prej tyre, ajo më drejtoi se si të aplikoja për kredi, unë bëra ashtu siç më tha, unë aplikova me ta në Email: (joseluisloans@gmail.com), kurrë nuk besova por u përpoqa dhe për habinë time më të madhe kredia brenda 24 orësh, nuk mund ta besoja,
    jam përsëri i lumtur dhe i pasur dhe po falënderoj Zotin që kompani të tilla kredie si kjo ende ekzistojnë me këtë mashtrim në të gjithë vendet, ju lutem i këshilloj të gjithë atje që kanë nevojë për kredi për të shkuar
    (joseluisloans@gmail.com) ata nuk do të ju mungojnë kurrë, dhe jeta juaj do të ndryshojë si e imja. Kontaktoni shpejt huanë e Jose luis sot dhe merrni huanë tuaj prej tyre, Zoti e bekoftë jose luis
    kompani për ofertën e tyre të kredisë origjinale.
    Sigurohuni që të kontaktoni kompaninë jose luis për huanë tuaj sepse kam marrë hua me sukses nga kjo kompani pa stres

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × five =