Lionel Messi do të jetë përfundimisht i Barcelonës. Argjentinasi kthehet sot nga pushimet dhe pritet të firmosë kontratën e re me blaugranët.

Messi është në formë shumë të mirë pasi ka fituar Kupën e Amerikës Latine me Argjentinën, duke hequr një peng që kishte prej vitesh për të fituar një trofe me përfaqësuesen e tij.

Nga ana tjetër ai është në moshën 34-vjeçare dhe do të vijojë karrierën tek klubi ku u rrit dhe ka fituar gjithçka.