Home / Aktualitet / Mësoni si do të jetë moti për këtë fundjavë në Shqipëri

Mësoni si do të jetë moti për këtë fundjavë në Shqipëri

Pas një periudhe paqëndrueshmërie, gradualisht mbi vendin tonë për tre ditët në vijim pritet mot i qëndrueshëm dhe ditë të bukura me diell për ata që kanë bërë plane për këtë fundjavë.

Sipas Shërbimit Meterologjik, dita  Shtunë parashikohen me mot të kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Edhe për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët por përgjatë ditës nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare.

Vlen për tu theksuar se gjatë ditës së nesërme do të ketë erë relativisht intensive dhe shpejtësi mesatare 3-10m/s me drejtim nga kuadrati i veriut kryesisht në bregdet dhe lugina. Dita e Shtunë parashikohet me erë e cila do të fryjë e lehtë, ndërsa ditën Diel rikthehet përsëri era relativisht intensive por kësaj rradhe me drejtim nga kuadrati i jugut.

121081282_1025837691188903_1264660101538643006_o.png

Check Also

I moshuari rrëfen bisedën me hajdutët: “Kam vetëm 100 mijë lekë nga pensioni”

“Autorët na lidhën sytë dhe na dhunuan për rreth 1 orë”. Kështu deklaron i moshuari …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 3 =