Home / Aktualitet / Mësimi online/ Flet zv-ministri i arsimit: Po diskutojmë me universitetet për…

Mësimi online/ Flet zv-ministri i arsimit: Po diskutojmë me universitetet për…

Gjatë një interviste të dhënë për Fax News, zv/ministri i arsimit Olsi Rrumbullaku foli mbi procesin e zhvillimit të mësimit online. Sipas tij, në bashkëpunim me universitetet, po diskutohet që disa lëndë të caktuara mund të zhvillohen në auditor dhe pritet të merret vendimi përfundimtar.

Ndër të tjera Rrumbullaku tha se edhe pse aktualisht po punohet me platformën online kjo nuk do të thotë se çdo gjë shkon shumë mirë, por është i mundur menaxhimi nga ana e pedagogëve, ku përmes kësaj platforme pedagogu mund t’i lërë leksionet e regjistrauar apo të zhvillojë provime online.

Propozimi kryesor i Komitetit Teknik është që gjithçka mund të realizohet online. Po diskutojmë tani me universitetet për ato propozime që universitetet kanë për lëndë të caktuara ose për departamente të caktuara të cilat duhet të zhvillohen në auditore. Ne po mbledhim tani këto kërkesa dhe do të merret një vendim përfundimtar lidhur me situata specifike ku provime të caktuara duhet të realizohen në auditor.

Universitete kanë sisteme qendrore të menaxhimit të mësimit. Patjetër pasja e një platforme nuk do të thotë që çdo gjë shkon perfekt ama menaxhimi aty është shumë i mundur që do të thotë edhe një pedagog indirekt kontrollohet, apo të shikohet menaxhimi i studentëve, pjesmarrja e tyre, pasja e email-eve të universitetit. Një pedagog i mirë në auditor, po ashtu mund të jetë i mirë edhe në mësim online, mund t’i lërë leksionet e regjistruara përveç leksioneve live, mund të lërë ushtrime, mund të bëjë provime online.

Unë personalisht patjetër jam që provimet duhet të jenë në auditor, ama menaxhimi i një situate të tillë të paktën atë që na thonë Komunitetit i Ekspertëve, çfarë po dëgjojmë nga eksperienca ndërkombëtarëve është relativisht e vështirë. Krijon shumë mundësi kontakti, krijon shumë le të themi brenda atyre auditoreve po ashtu edhe pedagogët kanë një risk më të madh“- u shpreh Rrumbullaku.

(S.D/Faxweb.al)

Check Also

Gabimi i tij i kushtoi humbjen skuadrës, Xhaka u kërkon falje tifozëve të Arsenalit

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u ka kërkuar falje tifozëve për gabimin që i kushtoi skuadrës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 4 =