Home / Bota / Mësim në kohë pandemie/ Sa të rrezikuar janë fëmijët nga Covid-19?

Mësim në kohë pandemie/ Sa të rrezikuar janë fëmijët nga Covid-19?

Ndërsa fillimi i vitit të ri shkollor po afron, shkencëtarët kanë qetësuar prindërit duke theksuar se rreziku për fëmijët është minimal.

Në një studim të publikuar nga shkencëtarët në Britani, thuhet se COVID-19 nuk ka shkaktuar vdekjen e asnjë fëmije të shëndetshëm dhe se numri i atyre që kanë patur nevojë për trajtim të specializuar në spitale ka qenë shumë i vogël.
Sidoqoftë, ata shprehen se fëmijët obez dhe bebet shumë të vegjël kanë një rrezik pak më të lartë.
Studimi përfshiu 651 fëmijë me koronavirus në spitalet në Angli, Uells dhe Skoci.
1% e këtyre 651 fëmijëve dhe të rinjve – gjashtë në total – kishin vdekur në spital me Covid-19 krahasuar me 27% në të gjitha grupmoshat e tjera, zbuloi studimi.

Tetëmbëdhjetë përqind e fëmijëve kishin nevojë për kujdes intensiv.

Dhe të gjashtë ata që kishin vdekur kishin pasur kushte shëndetësore që shpesh kishin qenë komplekse dhe vetë kufizuese të jetës.

Fëmijët me kushte të tilla mbetën të prekshëm nga virusi dhe duhet të marrin masa paraprake, thanë studiuesit.

Por për të tjerët, rreziku ishte jashtëzakonisht i ulët.

Check Also

“Gjykata Speciale do të arrestojë persona edhe në Shqipëri”

Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, thotë se arrestimet e sotme të kryetarit dhe nënkryetarit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × one =