Home / Politike / Mësim në kohë pandemie/ Rama: Hapja e shkollave sfidë shumë e madhe, por e domosdoshme…

Mësim në kohë pandemie/ Rama: Hapja e shkollave sfidë shumë e madhe, por e domosdoshme…

Kryeministri Rama ka thënë nga Vlora se vendimi i qeverisë për të hapur shkollat dhe për të rikthyer në klasa fëmijët, ishte sfidë e madhe.

Por sipas Ramës, kostoja psikologjike e mos hapjes së shkollave dhe e mbajtjes së fëmijëve në shtëpi do të ishte më e madhe. Gjithashtu, ai kërkoi nga mësuesit që të jenë të duruar pasi një rol të posaçëm sipas kryeministrit e kanë dhe ata.

“Kjo është një sfidë shumë e madhe që kemi ne, por ju keni në radhë të parë sepse jeni çdo ditë. Na është dashur që  ta marrim këtë vendim shumë vështirë për rifillimin e shkollave. Faktikisht porsa kemi ndjekur të gjitha shtetet po e marrin.

Është vendim shumë i vështirë  sepse edhe pse thuhet dhe faktet thonë se fëmijët janë më pak të rrezikuar, e para nuk është e vërtetë për të gjithë fëmijët.

E dyta fëmijët vetë mund të jenë më pak të rrezikuar, por janë transportues. E marrin e sjellin në shtëpi. Padiskutim siç ka ndodhur në vendet e tjera dhe siç presin të gjitha vendet që të ndodhë, do të ketë prapë rritje të numrave. Por nga ana tjetër kostoja psikologjike e mos hapjes së shkollave dhe mbajtjes së fëmijëve nëpër shtëpia përsëri është shumë e madhe dhe pasojat që mund të lërë kjo ndarje shumë e gjatë me shkollën, janë realisht shumë të mëdha. Midis të dyjave ne si shumë të tjerë kemi bërë këtë zgjedhje, por në këtë zgjedhje rolin e posaçëm e keni ju për të qenë sa më strikt.

Çështja është të jetë strikt dhe të jesh i duruar sepse nuk bëhet kjo me britma, me rreshtore, me imponim, por duhet edhe me shpjegim”, u shpreh Rama

Check Also

Rama kërkon të bëjë ‘PAQE’ me Bushatin, ja posti i rëndësishëm që i ofron

Kreu i qeverisë Edi Rama kërkon të rikthejë në radhët e veta ish-ministrin e Jashtëm …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − nine =