Teksa ndajne pak dite nga nisja e vitit shkollor, shoqeruar me shume ankth per prinderit, nxenesit e mesuesit, lidhur me mbarevajtjen e gjithe procesit dhe garancine per shendet ne kushtet e pandemise, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar një video sensibilizuese mbi mënyrën e hyrjes dhe daljes në ambientet e shkollës.
“Hyrja dhe dalja nga shkolla, VETËM sipas rregullave të distancimit social e fizik, të përcaktuara qartë nga Instituti i Shëndetit Publik”, shkruan Shahini.
Edhe dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave të distancimit social dhe fizik, nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë dhe punonjësve të tjerë të shkollës.