Home / Sport / Mesazh i qartë nga FIFA, Giann Infantino përshëndet Asamblenë Vjetore të FSHF-ës

Mesazh i qartë nga FIFA, Giann Infantino përshëndet Asamblenë Vjetore të FSHF-ës

Në kuadër të Asamblesë Vjetore të Federatës Shqiptare të Futbollit, presidenti i FIFA-s, Giann Infantino ka përshëndetur punën e vazhdueshme dhe në përmirësim të FSHF-së, duke vlerësuar arritjet në modernizim dhe rritje të standardeve:

I dashur President i Federatës Shqiptare të Futbollit, i dashur Armand,
Të dashur miq të futbollit në Shqipëri
Të dashur pjesëmarrës,

Jam shumë i lumtur t’ju përcjell përshëndetjet e mia dhe t’ju uroj të gjithëve sot një Asamble te Përgjithshme Vjetore shumë produktive dhe të suksesshme.

Jemi shumë të lumtur të shohim punën e madhe dhe të vazhdueshme të Federatës Shqiptare të Futbollit, si brenda dhe jashtë fushës. E ardhmja e futbollit është e varur nga modernizimi, prezantimi i teknologjive të reja dhe infrastruktura e duhur për këdo të përshfirë në zhvillimin e lojës, në të gjitha nivelet.

Falë përkushtimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe me mbështetjen e FIFA-s, kemi parë implementimin e standarteve të reja dhe moderne, ndërkohë që presim, shumë shpejt, prezantimin e video asistent arbitrit diçka që ne presim të fuqizojë futbollin në Shqipëri.

Parimi themelor i Vizionit tim për vitet 2020 – 2023 është t’a bëj futbollin realisht global dhe progresi i Shqipërisë veçanërisht më jep kënaqësi. Është mahnitëse kur sheh një vend kaq pasionat për lojën, që ndërmerr hapa kyç, të sigurt drejt rritjes së konkurrueshmërisë së futbollit dhe zhvillimin e tij në të gjitha nivelet e tij.

Kujdesi i veçantë i treguar ndaj futbollit të femrave, me incentivime për klubet që të formojnë ekipe femrash është shumë i rëndësishëm, dhe pa dyshim, futbolli tashmë rezonon me më shumë femra e vajza në të gjithë vendin.

Jemi shumë të lumtur të mbështesim ndërtimin e selisë së re të financuar me fondet e programit FIFA Forward dhe infrastrukturën sportive të saj, çka përfaqëson një hap gjigand sot dhe për të ardhmen. Ndërkohë, kemi ofruar mbështetjen tonë gjatë pandemisë përmes Planit Lehtësues të FIFA-s për COVID-19.

I përcjellim urimet më të mira trajnerit Edoardo Reja dhe ekipit të tij për kualifikueset e Kupës së Botës. Ju jeni në një grup të fortë me Anglinë, Poloninë dhe Hungarinë, gjithashtu edhe Andorrën dhe San Marinon, dhe përgëzojme ata – dhe ju – për fillimin e mbarë, duke përfshirë dy fitoret.

President Armand, pjesëtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ju falenderoj. Ju lutem vijojeni këtë punë të madhe për ruajtjen e së ardhmes, integritetit dhe zhvillimit të futbollit shqiptar.

Faleminderit dhe suksese në Asamblenë tuaj Vjetore.

Check Also

“Mbappe duhet të përulet që ta duan”, trajneri i Metzit këshillon 23-vjeçarin e PSG

Një natë më parë, në ndeshjen e PSG- Metzi u pa një debat mes Mbappes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + 2 =