Home / Kulture / Mes Meje dhe Harimit, Një grua

Mes Meje dhe Harimit, Një grua

Nga Gezim BASHA-
Kurm a flakë, hiri i vjetër, i ri
Një grua pret mua—mungesë dhe prani.
Lë honet e natës me flatra mjelme,
Përhap këndej pari aromë të përtejme,
Obelisk mishi, etheri,
Del nga brinja ime, nga gjiri, nga dheri…
Pikë e pambritshme dhe cak i vështrimit,
Një grua,
mes meje dhe harrimit.
E prekshme si frut dhe hije, brerore,
Ngul shenja triumfesh ku unë bie prore.
Sa bëj ta prek, tretet në gjindje…
Ngashnjim, orgazmë, teh i mprehtë, dhimbje,
Duarsh më del dhe s’bën dot pa mua,
Mes meje dhe harrimit,
Një grua!
E kërkoj verës së artë, të acartë,
Mërgon në botë fjordesh, s’çon fjalë e as kartë,
Në sheshe të huaj vetëm më lë…
Një grua pret mua…një grua pret…një grua…
Një!
2004

Check Also

Duke lëçitur librin e poetit, studiuesit e folkloristit Lefter Çipa “Njerëz me dritë”

 Nga Namik SELAMI- Tavolinat e shkronjëtarëve shqiptarë e botërorë janë nga më të bukurat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 3 =