Home / Analize / Mes Kosovës dhe Hagës një zinxhir penalizues

Mes Kosovës dhe Hagës një zinxhir penalizues

Aleksander ÇIPA-

Gjykata Speciale ka nisur procesin akuzues dhe gjykues per gati gjithe zinxhirin komandues te Ushtrise Çlitimtare te Kosoves. Ky formacion politik, pra UÇK, pati aleance dhe realizoi çlirimin e vendit, fale saj. fitorja historike çliruese e Kosoves nga Serbia u arrit prej luftes se çlirimtareve me NATO-n, te kryesuar nga SHBA-te dhe vendet aleate te Perendimit. Ky zinxhir-procesesh ne Hage, i nisur prej kaq kohesh eshte i dyshuar jo vetem nga pala e akuzuar, por edhe publiku. Sepse atij i ekspozohet dukshem, problemi me disbalancen dhe raporti me te drejten dhe te verteten.
Te akuzuarit qe kane qene dhe mbeten udheheqesit politike te spektrit partiak dhe politik te Kosoves (qe nga Lufta e deri me sot, pra dy dekada), te cilet, lehtesisht dhe ne disa raste perseritshem, kane dhene doreheqje nga postet e larta kushtetuese dhe institucionale, per kesi akuzash te ketij zinxhiri-proces, tashme nuk jane thjesht te pandehur (!). Ata nuk perfaqesojne nje akuze personale per krime, por fatkeqesisht si grup, po thirren individualisht per gjykime dhe akuza individuale krimesh. .. !!!
Kjo eshte akuza me e rende post- se drejtes, qe i behet Kosoves. Nuk eshte akuze thjesht penale dhe juridike, por keqesisht nje goditje dhe denim i imazhit te saj, sidomos i se drejtes qe nuk e tret dot dheu.
Kreret partiake dhe politike te Kosoves, ata qe u bashkuan ne lufte dhe u vetendane ne paqe, ata qe fuqizuan nje popull ne lengata dhe shemben nje çike e nga nje çike nje republike te pabere, tashme po hyjne ne kapitullin e trishte te pendeses dhe te nje gjykimi qe s’perfshihet dot ne histori.
Nga ky moment Kosova, Shqiperia dhe gjithe diaspora duhet te bashkohen vetem ne nje levizje vetembrojtjeje. Syçeltesia e ndjekjes se procesit ne sallat e Hages dhe afrimi i avokatise dhe mbrojtjes profesionale per drejtesi te plote te tij, do ta nxjerre ndoshta vertet te pandotur imazhin e Luftes se UÇK-se edhe pse drrjtues te saj mund te qendrojne ne qeli.
Kauza e çlirimit eshte e pandotshme! Institucionet shqiptare, pamvaresisht se kujt republike i perkasin ne Hapesiren Shqiptare duhet t’i japin Gjykates Speciale dhe korridoreve – katakombe te drejtesise politike ne Hage, se shqiptaret si europiane i nenshtrohen drejtesise ligjore dhe i kane kapacitetet te demaskojne gjykimet parapolitike dhe me shtysa te padrejta drejtesi-perdorimi. Ne kete kuptim, lartimi i mbrojtjes juridike dhe ligjore i grupit te thirrur ne Gjykate, si ndarje e krimit te mundshem individual nga ndotja e imazhit dhe se drejtes shqiptare per çlirim ne Luften çliruese, eshte detyre mbi detyrat dhe mision, me shume se per udheheqesit e pandehur te Gjyjates Speciale te cilen e vete-legjitimuan, per Kosoven.
Ata qe krijuan Gjykaten, sot lehtesisht e pranojne gjykimin prej saj. Per kete arsye, çdo prove e mundshme apo alibi e perdorimit te Gjykates, mbart pasoja dhe efekte te pallogaritshme ne marredheniet dhe fatin mes Kosoves dhe Hages.
Ne kete kendveshtrim, terheqja apo refuzimi i kreut te Vetevendosjes, zotit Albin Kurti per ta pare kete proces si perkim hallkash te palidhura dhe jo si nje zinxhir qe lidh kreret e udheheqesise se Luftes dhe te kohes se Republikes se ndare nga Serbia, me teper e ndeshkon se sa e le ne poziten e se drejtes se tij politike. Nje llogari e tille e vogel, per aesye te lojes ne skenen mjerane te Prishtines politike, nuk larton Albinin, por ekspozon aq shume, varferine e alternatives perballe atyre qe bien, aq me keq, ne qeli.

Check Also

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë/ Kundër padisë së shefes së Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes ndaj gazetares Juli Ristani dhe dy mediave

Tiranë më 1 12.2020 Unioni i Gazetarëve Shqiptarë po ndjek me shqetësim një proces të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + two =