Home / Bota / Merr kthesën e papritur lufta mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, ndërhyn Rusia dhe lëshon paralajmërimin e fortë

Merr kthesën e papritur lufta mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, ndërhyn Rusia dhe lëshon paralajmërimin e fortë

Një takim konsultativ midis Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë u zhvillua në Moskë ku u diskutua mbi konfliktin në Malësinë e Karabakut. Raportohet se pas takimit, Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për një armëpushim dhe planifikojnë të fillojnë bisedime “thelbësore” mbi Nagorno-Karabakun.

I organizuar me iniciativë të Rusisë, takimi u mbajt midis kryediplomatit rus, Sergey Lavrov, atij azerbajxhanas, Jeyhun Bayramov dhe atij armen, Zohrab Mnatsakanyan.

Luftimet në Malësinë e Karabakut filluan më 27 shtator, kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajon, duke shkaktuar edhe viktima.

Marrëdhëniet midis dy republikave ish-sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor ndërkombëtarisht i njohur i Azerbajxhanit.

Shumë rezoluta të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.

Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA-të, u formua në vitin 1992 për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por deri më tani nuk është parë ndonjë rezultat. Megjithatë, në vitin 1994 u ra dakord për një armëpushim.

Shumë fuqi botërore, përfshirë Rusia, Franca dhe SHBA, kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm. Ndërkohë, Turqia ka mbështetur të drejtën e Azerbajxhanit për vetëmbrojtje dhe kërkoi tërheqjen e forcave pushtuese të Armenisë.

Check Also

Nuk e besonte, Covid-19 i merr jetën influencuesit në moshën 33-vjeçare

Modeli dhe influencuesi ukrainas, Dmitriy Stuzhuk, që nuk besonte në ekzistencën e Covid-19 ka ndërruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 5 =