Home / Kronike / Merr fund banda e shqiptarëve, shkatërrohen mijëra rrënjë kanabis në Greqi

Merr fund banda e shqiptarëve, shkatërrohen mijëra rrënjë kanabis në Greqi

Policia greke ka kryer një super operacion, kundër kultivimit të lëndëve narkotike, duke shkatërruar një ndër plantacionet më të mëdha të mbjella ndonjëherë në vend.

13.800 rrënjë kanabis të lartësisë 1.6-2 metra, të gatshme për mbledhje dhe tregëtim janë shkatërruar.

Ndërkohë policia ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, një burrë 43 dhe grua 25 vjeç, ndërsa në kërkim janë vënë edhe 4 persona të tjerë, 1 grek dhe 3 shtetas shqiptarë.

Sipas policisë, trafikantët mundën të mbjellin lëndën narkotike në një zonë të izoluar malore, në të cilën kishin instaluar pajisje tepër moderne për vaditje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 km tubo, dy gjeneratorë për prodhimin e energjisë dhe vënien në funksion sistemet e vaditjes.

Prej muajsh policia greke po monitoron nga toka dhe ajri zonat e izoluara në vend, si dhe përrenjtë dhe pyjet në disa zona të vendit, mbas informacioneve se trafikantët kanë zgjedhur ta prodhojnë në vend kanabisim dhe jo ta importojnë nga Shqipëria atë.

Check Also

Konflikti me armë terrorizoi Elbasanin, Gjykata merr vendimin për të rinjtë që u përleshën në mes të qytetit

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Elvis Koçi Çaushllari, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 8 =