Home / Kryesore / Merr fund arratia, vihet në pranga ish-kreu i bashkisë së Vorës, ja ku u gjet në momentin e arrestimit

Merr fund arratia, vihet në pranga ish-kreu i bashkisë së Vorës, ja ku u gjet në momentin e arrestimit

Pas shumë kohësh që ishte i shpallur në kërkim është arrestuar ish-kreu i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

Kajmaku në momentin e arrestimit ndodhej në spital pasi ka pasur probleme kardiake dhe me diabetin.

Sapo ka shkruar në spital, këta të fundit kanë njoftuar menjëherë policinë për shkak të urdhër arrestit të lëshuar ndaj Kajmakut. Më pas gjatë mbrëmjes së djeshme policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e tij.

Prokuroria e akuzon Kajmakun për tre vepra penale, “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve zyrtarë” si dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies së tij”.

Ish-kryebashkiaku i Vorës u shkarkua nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve pasi u denoncua nga PD se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, dënimin në shtetin grek, për falsifikim dokumentesh.

Check Also

Publikohet bilanci i Covid-19 në vend: 306 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë, shqetësues numri i ulët i të shëruarve

Janë zbardhur të dhënat e fundit të COVID-19 në Shqipëri nga Ministria e Shëndetësisë. Janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 10 =