Home / Kronike / Kronike / Merr flakë brenda tunelit të Kalimashit makina e amerikanit

Merr flakë brenda tunelit të Kalimashit makina e amerikanit

Një automjet që po udhëtonte drejt Tiranës e që drejtohej nga një shtetas amerikan me banim në Serbi është përfshirë mëngjesin e së martës në orën 08:00 nga flakët, teksa ishte duke udhëtuar brenda tunelit të Kalimashit.

Pasi ka konstatuar flaket shoferi ka ndaluar automjetin duke pritur ardhjen e makinës zjarrfikëse të bashkisë e stacionuar pranë tunelit, e cila në kohë të shkurtër ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

MAKINA E DJEGUR E SHTETASIT AMERIKAN
MAKINA E DJEGUR E SHTETASIT AMERIKAN

Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz përveç atyre materiale ndërkohë që deri në shuarjen e zjarrit, ekspertizës dhe largimit të automjetit korsia e rrugës së kombit Kukës-Tunel ka qenë e bllokuar nga kolona e mjeteve.

Aktualisht qarkullimi është kthyer në normalitet dhe është i lirë.

Check Also

Po transportonte emigrantë të paligjshëm me “Touareg”, në pranga 20 vjeçari në Kukës

Ditën e sotme Policia Kufitare në Kukës ka arrestuar një 20 vjeçar i cili po …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 1 =