Home / Aktualitet / Merr flakë autobusi plot me udhëtarë në Fier

Merr flakë autobusi plot me udhëtarë në Fier

Një autobus pasagjerësh në aksin Fier- Levan është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur sapo zbret vendin e njohur si Qafa e Koshovicës.

Mësohet se në momentin që mori flakë autobusi ka qenë i mbushur me udhëtarë të cilët lëviznin nga Levani për në Fier.

Me të diktuar flakët, drejtuesi i mjetit dhe fatorino kanë zbritur pasagjerët.

Mësohet se flakët kanë shpërthyer në pjesën e pasme të autobusit, e shkak mund të jetë një defekt në motor.

Check Also

Regjistrimi i të vdekurve dhe Çiçikovët e Covidit

Çapajev GJOKUTAJ- Ditët e fundit politika dhe mediat po diskutojnë për të vdekurit nga Covidi, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + thirteen =