Home / Kulture / MEQENËSE “GJITHÇKA LËVIZ”

MEQENËSE “GJITHÇKA LËVIZ”

Nga Aurel Plasari
Pak humor 🙂

Nga aforizmat e Heraklitit, filozof i Antikitetit (shekujt VI-V para erës sonë), është ndër më të shijuarat njëra që thotë:

“Nuk mund të futesh dy herë në të njëjtin lumë”.

Heraktiti ngulmoi në teorinë e lëvizjes universale, përkatësisht edhe të shndërrimit universal, simbas parimit “Gjithçka lëviz (πάντα χωρεῖ) dhe asgjë nuk qëndron vë vend”, pra kur ne do të duam të futemi për së dyti në po atë lumë, lumi është vërtet i njëjti, kurse ujët ka rrjedhur, d.m.th ka lëvizur.

Mirëpo ja që pak më vonë doli Kratili, dishepull i Heraklitit, që jo vetëm ia mbështeti ustait parimin “Gjithçka lëviz”, por pikërisht falë mbështetjes së atij parimi ia përforcoi tezën Heraktitit sa ia hodhi poshtë:

“Nuk mund të futesh dy herë në të njëjtin lumë, madje as edhe një herë”.

Sepse Kratili llogariti që ne futemi në lumë duke i hedhur këmbët njërën mbas tjetrës, nuk ka sesi ndryshe, dhe në këtë grimë e sipër mes dy çape këmbësh ujët e lumit – vërtet! – ka lëvizur.

Check Also

Humbje që na pikëlloi, që përzishëm na mblodhi bashkë …

Sadik Bejko/ Faslli Haliti ndërroi jetë në orën 15 të ditës së sotme. Shkak u bë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 3 =