Home / Aktualitet / Mëngjes tragjik për Shqipërinë/ Dy persona kryejnë vetëvrasje(DETAJE)

Mëngjes tragjik për Shqipërinë/ Dy persona kryejnë vetëvrasje(DETAJE)

Një 75 vjeçar në Durrës është hedhur nga kati i 7-të i pallatit dhe ka gjetur vdekjen në vend.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën tetë të mëngjesit të sotëm, bën me dije policia.

“Më datë 04.09.2020, rreth orës 08:00, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 7-të i pallatit ku banon, shtetasi V.N., 75 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në Patos.

Një 64 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë së tij.

64 vjeçari është gjetur i pajetë nga të afërmit e tij, të cilët të alarmuar dhe të tronditur kanë thirrur policinë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Check Also

DW: Rama në Berlin, nuk pritet nga Merkel, as nga drejtuesit e CDU

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria nuk e ka të sigurt, se do të marrë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 9 =