Home / Aktualitet / Mëngjes i trishtë/ Prej një muaj luftonte me Covid në Turqi, ndahet parakohe nga jeta mjeku i njohur

Mëngjes i trishtë/ Prej një muaj luftonte me Covid në Turqi, ndahet parakohe nga jeta mjeku i njohur

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19 mjeku i njohur endokrinolog Geron Hysi, i cili prej një muaj përballej me vdekjen në Turqi, në gjendje të intubuar.

Lajmin e hidhur e konfirmon mjeku Tritan Kalo, i cili shkruan se Hysi ishte një prej mjekëve fjalëpak dhe punëshumë, me të cilin njihej prej më shumë se 30 vitesh.

Postimi i Kalos: 

Kohë kovidiane….13.03.2021….E pabesueshme por dhëmbshurisht e vërtetë….Sars-Cov2/Covid-19 edhe kësaj here goditi tinëzisht….Armatës së Mantelbardhëve nga sot e tutje do ti mungojë një anëtar i shquar i saj, Dr. GERON HUSI….

Gojëmbëli, zemërmadhi, mëndjendrituri, buzëgazi, fjalëpaku dhe punëshumi si ai….Vinte kurdoherë te ne në Infektiv për konsultat Endokrinologjike, e sillte kurdoherë me vete një fllad induktues të optimizmit jetësor….I kthjellët, i saktë e profesionalisht i përkryer në çdo gjë që bënte…Kam mbi 30 vite njohje personale me Dr. Gerin, ndaj edhe tash që po hedh këto fjalë në FB tim ende nuk më besohet se është ky takimi im i fundit me të…

Buzëqeshja, optimizmi dhe humori yt do mbeten përjetësisht të skalitura në mëndjen time….Dr. Matildës dhe Ergit ju shpreh ngushëlimet më vëllazërore…..Të bëhen të fortë dhe të jenë kurdoherë krenar për Mjekun, Bashkëshortin, Babain dhe Kolegun tonë shëmbullor, Dr. Geron Husin… U prehsh në Paqen e përjetëshme Mik!!!

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 8 =