Home / Aktualitet / Memorja e FB dhe e mjera kujtesa jonë

Memorja e FB dhe e mjera kujtesa jonë

Nga Thoma NIKA-

Kujtesa e fb është më për të patur zili se sa kujtesa jonë e shkurtër.
Shkrimi i gazetarit me sens të fortë hetimi dhe analize, Mentor Kikia, vjen pikërisht si sot, nga 5 vite të shkuara. Vjen si produkt i alarmit dhe analizës përpara një situate përmbytjesh nga uji në 9 janarin e 2016, histori që ngjan si dy pika uji me atë të këtyre ditëve të para të vitit 2021.
Fiks për t’u kujtuar nga 5 vjet më parë dhe për të reflektuar fort ndaj çarjes që i ndodhi një ditë më parë investimit “fringo” në rrugën e Borshit.
Asfalti nxinte, por e zeza ishte poshtë shkëlqimit të të zezës.
Po se mos vetëm asfaltet!
30 vjet e njëjta histori përsëritet me rënien e shirave të parë të rrëmbyeshëm. Përmbytet Shkodra, Lushnja, Vlora, Tepelena, Dibra, Devolli, Shqipëria.
30 vjet qeveritë shtyjnë mandatet duke u engledisur me eliminim pasojash. Për eliminim të shkakut as flet, as merret njeri. Diga jo, argjinatura jo.
Mjerisht, ndonjë televizion “i madh” bën atë që nuk duhet të bëjë, duke ndërtuar kronikë e duke u vënë, medemek, “në krah të qytetarit”, kur qytetari fajtor ngre zërin e kërkon të ndërhyjë shteti për mos marrë lagështi vila e tij trekatëshe e ngritur buzë lumit, në tokë bujqësore.
Me qëndrime të mbrapshta, me perceptime të përmbysura dhe me shtabe emergjencash, jemi më “të përmbytur” se sa nga uji.
Kujtesën dhe kujdesin i kemi në zero.
Të këqiat na riciklohen dhe qeveritë bëjnë sikur na qeverisin.

Check Also

Po flinin anës rrugës, kamioni shtyp për vdekje 15 punëtorë migrantë

15 punëtore migrantë të cilët po flinin buzë rrugës, u shtypën për vdekje nga një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + thirteen =