Home / Aktualitet / Melisa i thotë të gjitha, ja tregon pse u largua nga ‘Përputhen’

Melisa i thotë të gjitha, ja tregon pse u largua nga ‘Përputhen’

Melisa, ish-konkurentja e “Përputhen” ka dhënë një intervistë ku ka treguar përse vendosi të largohej nga programi, dhe për lidhjen e supozuar me Andin, dhe ky një ish-konkurent.

Në “Prive”, Melisa ka thënë se se ngarkesa emocionale ishte shkaku i ikjes së saj nga programi, ndërsa ka shtuar se nuk kishte interes për djemtë përveç atij shoqëror.

Melisa i thotë të gjitha, tregon pse u largua nga ‘Përputhen’ dhe lidhjen me Andin: Dashuria të verbon, s’pyet për asgjë

“U largova sepse isha shumë rëndë, e kam shprehur edhe aty. Ndoshta jam tipi i personit që pavarësisht se mund të duket nga reagimet që kam, që nuk mbaj dhe shpërthej, faktikisht unë mbaj shumë dhe erdhi ajo pika që u zbraza edhe unë, që thashë shiko se sa t’i bëj dëm vetes më shumë… [po iki] dhe nuk është se kisha një interes më shumë se shoqëror me meshkujt aty brenda,  thashë le të qetësoj trurin tim dhe të largohem”, është shprehur ajo.

Më tej, ajo është pyetur për lidhjen e supozuar me Andin dhe atë të Teas me Beartin.

“A ka gjë mes saj dhe Andit?”- u pyet Melisa, e cila tha prerazi: “Jo”.

“A gënjen Melisa?”- iu drejtua gazetari.

“Rrena të bardha, si të gjithë”, replikoi ajo.

Çfarë mendimi ka për “Për’puthen”?

“Një eksperiencë që e ka rritur Melisën akoma më shumë”.

A do të rikthehej?

“Po”.

Po lidhjen Tea-Beart, si e gjykon?

“Unë kam vetëm diçka për të thënë, kushdo që ka dashuruar arrin të kuptojë që dashuria të verbon dhe nuk pyet për asgjë, pastaj arsyet e tjera i dinë ata vetë, nuk e di pse kanë vepruar në atë mënyrë”, tha Melisa duke shtuar se me aq sa kupton, dashuria e tyre është e fortë.

Check Also

BE pranon certifikatën e vaksinimit për udhëtimet, ja kur do të prezantohet

Komisioni Europian ka pranuar propozimin për “Certifikatën e Gjelbër Dixhitale” dhe pritet që ajo të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × three =