Nga Çapajev GJOKURTAJ-
Media të ndryshme citojnë një vajzë të re nga Fieri t’i ketë thenë Bashës se “pranon më mirë të vdesë nga virusi sesa ta shtypë Rama”.
Për Ramën e Bashën nuk ia vlen të sakrifikohet një zog pule, jo më të vdesë kush.
Fierakja e re, e ndodhur para një lideri mund të pushtohet nga entusiazmi i turmës dhe të ndjellë dhe vdekjen e vet.
Kjo është krejt e kuptueshme, enigmë mbetet pse mediat duhet të përcjellin në publik gjëpogjëra dhe të bëjnë model sterotipe të shekullit të kaluar😖
(Nga cikli ‘Zgara e meditimeve të çastit’)