Home / Aktualitet / Mediat italiane: Javë vendimtare për rezultatet e ADN-së

Mediat italiane: Javë vendimtare për rezultatet e ADN-së

Ajo që sapo është hapur mund të jetë java vendimtare për të hedhur dritë mbi zhdukjen në Shqipëri të sipërmarrësit dhe ish-arbitrit Davide Pecorelli, shkruajnë mediat italiane.

Sipas burimeve të mbërritura nga Shqipëria në orët e fundit, shkruajnë më tej mediat italiane, midis sot dhe nesër, pritet që të bëhet krahasimi nga ana e Poicisë shqiptare dhe italiane i informacionit të mbledhur, në mënyrë që të dalë sa më shpejt i rezultatit të AND-së së disa eshtrave të gjetura brenda makinës Skoda Fabia marrë me qira nga 45-vjeçari me mbërritjen e tij në aeroportin e Tiranës që daton në pasditen e 3 janarit.

Ndërkohë, përsëri duke cituar burimet shqiptare, mediat italiane shkruajnë se më shumë hipoteza janë ngritur për zhdukjen e biznesmenit Pecorelli, pra përveç aksidentit, është ngritur dhe pista e vrasjes.

Davide Pecorelli është zhdukur pa lënë gjurmë që nga 6 janari i këtij viti në një fshat të Pukës. Në makinën me qira u gjetën disa kocka, midis tyre, një pjesë e legenit, ADN-ja e të cilave do të krahasohet me atë të vëllait të rritur të biznesmenit që jeton në Lama di San Giustino me babanë e tij të moshuar.

Ishte partnerja shqiptare e biznesmenit italian, me të cilin ka edhe një fëmijë të vogël, që dha alarmin për zhdukjen e tij.

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 4 =