Home / Kryesore / ME XHEVAHIR SPAHIUN NE KUFIRIN SHQIPTARO-SHQIPTAR

ME XHEVAHIR SPAHIUN NE KUFIRIN SHQIPTARO-SHQIPTAR

 

Bardhyl LONDO-

Do te shkonim ne Kosove ne nje festival poetik. Ne kafe Roma po pinim kafe me Xhevon duke pritur Ilir Kadine.Kisha nje parandjenje krejt te sigurte se Xhevua nuk do kishte mare me vete as pasaporte as karte identiteti. E ke mare pasaporten ose karten e identitetit e pyeta. Po,me tha. Pas pak,e pyeta prape. E njejta pergjigje. Pa nxiri njehere, i thashe. Ik o pirdhu me tha. Pastaj edhe po te mos i kem mare kufi shqiptaro shqiptar eshte.
Ne kufi Xhevua futi doren neper xhepa dhe nuk kishte asnje dokument. Iliri u pre fare se ai u kish dhene fjalen organizatoreve qe do na conte ne te dyve. Per me teper nje dite i kushtohej poezise se Xhevos. Une dola nga makina dhe s po mbaja dot te qeshurit.
Nepunesi nga ana tjeter e kufirit ngriu: nuk dinte c te bente. Nuk na e ke degjuar ndonjehere emrin,i thame. Iu njoh shume mire,tha,po ligjet jane ligje dhe mund ta pesoj une,tha.
Iliri mori Orgesin,djalin e Xhevos ne telefon. Per fat te mire ai kishte lidhje me komandantin e postes nga ana jone e kufirit i cili erdhi dhe bisedoi me komandantin e postes nga ana tjeter. Ne hyme ne Kosove.
Dhe sot e kesaj dite nuk e kam te qarte:a ishte nje harrese e natyrshme njerezore apo ishte nje sfide qe Xhevua donte t’i bente kufirit shqiptaro shqiptar?

Check Also

Kinezë pranojnë që kanë gënjyer botën për koronavirusin

Mjekët kinezë janë filmuar fshehurazi, ku dëgjohet se ata ishin në dijeni sesa i rrezikshëm …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 6 =