Home / Aktualitet / Me vaksinat AstraZeneca do kemi prioritet mësuesit

Me vaksinat AstraZeneca do kemi prioritet mësuesit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në seancën e sotme plenare ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë. Manastirliu është shprehur se dy javët e fundit është vënë re një ulje e incidencës së infektimeve për një mijë banorë është ulur.

Kemi një incidencë dy javore mbi 400 raste për një mijë banorë që duke e krahasuar me dy javë më parë kemi një ulje. Përhapja e pa kontrolluar e virusit shkakton dhe përhapje të pakontrollueshme. Prej më shumë se dy javësh ne kemi forcuar orën policore nga ora 20:00 deri në 06:00, ende nuk është certifikuar prezenca e varianteve të reja të Covid në vendin tonë, por ne dyshojmë se ato janë në qarkullim. Sot kemi më shumë jetë të mbrojtura të mjekëve në spitale dhe në qendrat shëndetësore me vijimin prej disa javësh të vaksinës anti Covid.”, tha Manastirliu.

Më tej, ministrja është shprehur se akoma nuk ka një përgjigje në lidhje me konfirmimin nëse kemi të infektuar me variantet e reja të Covid në vendin tonë dhe pse ka dyshime se ato janë në qarkullim.

“Prezenca e varianteve të reja kushtëzon dhe masat e pandemisë. Ende nuk është verifikuar prezenca, por ne kemi dyshime se variantet e reja qarkullojnë dhe shpejtësia e përhapjes e bën të vështirë edhe kontrollin e pandemisë nëse nuk shoqërohet me bashkëpunimin e çdo qytetari.

Vaksinimi i popullatës është objektivi ynë i përbashkët. Po vaksinojmë çdo ditë dhe me ritëm. Sot kemi më shumë jetë të mbrojtura të mjekëve në spitale ndërkaq që vaksinimi i kombinuar për moshat +80 vjeç po vijon.

Sot jemi në pritje të vijimit të sasisë së radhës të kontratës së Pfizer, do të vijnë 15.210 vaksina. Do të vijojë vaksinimi dhe presim nga instrumenti i Covax që të mbërrijnë  mbi 14 mijë vaksina të AstraZeneca me të cilat do të fillojmë kalendarin e vaksinimit duke pasur prioritet mësuesit në mënyrë që të kemi ecuri të mirë të edukimit të fëmijëve dhe mbrojtjes së mësuesve”, tha Manastirliu.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − sixteen =