Home / Aktualitet / “Me super Monën” , Meta dhe Kryemadhi bëjnë “paqe”, arratisen…

“Me super Monën” , Meta dhe Kryemadhi bëjnë “paqe”, arratisen…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mesa duket ka bërë “paqe” me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, pasi kjo e fundit doli në deklaratë për opinionin publik dhe kërkoi falje për gabimet e opozitës kur dogji mandatet e deputetëve.

Meta dhe Kryemadhi janë “arratisur” në plazh dhe Kreu i Shtetit ka publikuar një foto buzë detit teksa shihen të dy të qeshur.

“Me superMonën”, shkruan Meta, duke thënë se kjo është një mbledhje familjare për të festuar ditëlindjen e djalit të tyre, Besarit.

“Me SuperMonën, gati për të festuar ditëlindjen e Besarit. Faleminderit për urimet! Gëzime ju urojmë edhe ne të gjithëve!”, shkruan Meta në Facebook.

 

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + 5 =