Home / Opinion / Me pas zbulu shqiptarët e Kosovës vaksinën kundër Covid-19, kërrsh ishin bá qysh me ja ngjit emrin

Me pas zbulu shqiptarët e Kosovës vaksinën kundër Covid-19, kërrsh ishin bá qysh me ja ngjit emrin

Nga Kimete Berisha

– Vaksina Zona Operative Anti- Covid-19;
– Syri i Shqiponjës;
– Vaksina Skënderbeu;
– Ushtria Çlirimtare Anti-Covid-19;
– Urdhëri ‘Adem Demaçi’;
– Vaksina Nëna Terezë;
etj.

(Këta tanët kanë pak rahmet, e nuk i kishin shtrenjtu edhe aq shumë vaksinat…
prej mendjes t’madhe t’huajve ua kishin falë vaksinat (Amerikës), kurse tjerat i kishin vjedh, deri në një.

Promovimin e tyre e kish bë Rita Ora me Dua Lipën.

Në Shqipëri do ta pagëzonin vaksinën:
– ‘Perla e Jonit’;
– Medical Cannabis;
– Vaksina Rilindja;
– Villa vaksina;

(Ish dasht me shitë t’gjalltë për me ble vaksinën prej shqiptarëve t’Shqipnisë. Ata janë mashtrues, e kishin falsifiku vaksinën, veç kur i kishe pa n’plazhe e stamit xhades me parulla n’dorë ‘kemi vaksina’.

– Këta rugovistat ishin idhnu, pse mos me ja ngjit emrin vaksinës ‘Ibrahim Rugova’.
Por ama Presidenti historik ishte si Bensedini…kokrrave t’nervave ua kisha ngjit emrin ‘Ibrahim Rugova’, që të qetëson, por nuk t’i zgjidh problemet.
Si të lshon droga, e sheh që problemet i ke te këmbët, prandaj për mos m’i pa, e pin edhe një ‘Ibrahim’, edhe një, edhe një tjetër, e kështu me radhë…

P.S. Frymëzuar nga Putini, që vaksinës kundër Covid-19 ja ka ngjit ‘Sputnik V’, thuajse ka m’i shëru ‘jashtëtokësorët’ e jo njerëzit.

Shtetet e forta shikojnë kah qielli kur lypin ilaç.

E shtetet si ne, të këqyrin në xhep, qysh me të vjedh.
A i patë çmimet e testeve për Covid-19!
As te pushtuesi më shtrenjtë nuk t’kish kushtu!

Prandaj, jemi kaq të mjerë.

Check Also

Europa dhe Kina kanë nevojë për njëra-tjetrën

Nga Enver Bytyçi / Prej pesë ditësh ministri i Jashtëm i RP të Kinës, Wang …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + three =