Home / Aktualitet / Me nderime të larta i jepet lamtumira Kastriot Shehdadit, gazetar dhe intelektual i shquar gjakovar

Me nderime të larta i jepet lamtumira Kastriot Shehdadit, gazetar dhe intelektual i shquar gjakovar

Me nderime të larta është përcjellë sot Kastriot Shehdadi, ish-zyrtar për Informim në komunën e Gjakovës dhe ish gazetar shumë vjeçar në mediume të ndryshme në Kosovë e Shqipëri.

Në ceremoninë e varrimit, të organizuar nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjakovës Ardian Gjini, morën pjesë shumë qytetarë, kolegë e miq Kastriotit, të cilët së bashku ndanë dhimbjen për humbjen e hershme të të ndjerit.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, e ka çmuar lart veprën dhe kontributin e Kastriot Shehdadit, duke shtuar se me Kastriotin ishin miq që nga fëmijëria, për të vazhduar duke qenë bashkëpunëtorë deri në ditën e sotme. Ai e ka vlerësuar Kastriotin si një profesionist, fjalëpakë por mjaft voluminoz në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të veta.

Fjalë miradije për personalitetin dhe përkushtimin, por në të njëjtën kohë edhe dhembje e pikëllim për humbjen e tij, kanë thënë edhe miqtë e bashkëpunëtorët e tij, veterani i gazetarisë nga Gjakova Musa Kurhasku, gazetari nga radio Tirana Jaho Margjeka dhe miku e gazetari nga Gjirokastra Engjëll Serjani, të cilët thanë se vdekja e Kastriotit është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gazetarinë shqiptare, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të shumtë.

Ndërsa, në emër të familjes Shehdadi, të pranishmin i ka falënderuar vëllai i të ndjerit Lekë Shehdadi.

Ndryshe, i ndjeri Kastriot Shehdadi për afër 20 vjet ka punuar në Zyrën e Informimit në komunën e Gjakovës, ndërsa për shumë vite tjera ka qenë edhe gazetar në disa medium në Kosovë dhe në Shqipëri.

Check Also

Himara, ca po gatuhet për zgjedhjet 2021?!

(Skenaret per rikthimin e kandidateve te caktuar nga Athina dhe kunderpergjigjia shqiptare ne SHBA dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + one =